Në prag të festës së Fitër Bajramit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përcjellë urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë.
Lideri i AAK-së, uron që kjo festë të jetë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje.
“Në prag të festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që ndodhen! Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...