Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat e gratë si dhe për të ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë.
Ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkë me të ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Philadelphia-SHBA, të cilët sollën dhuratat e mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët më 8 Mars, për Ditën e Gruas, organizuan një ngjarje mbështetëse për këtë kauzë fisnike.
“Duke i falënderuar bashkatdhetarët tanë për kujdesin dhe zemërgjerësinë e vazhdueshme, isha e lumtur që, edhe pse pak më herët, arritëm t’ju gjendemi pranë nënave të Krushës për të ndarë solidaritet, dashuri dhe kujdes në prag të festës së Bajramit”, ka shkruar e para e shtetit.
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve