Komuna e Ferizajt ka dhënë në shfrytëzim për 99 vjet një parcelë, e cila është pa miratimin e banorëve që jetojnë aty. Banorët kanë ushtruar edhe kallëzim penal në Gjykatën Themelore në këtë qytet ndaj këtij vendimi.
Banorët e këtyre ndërtesave kanë bërë kallëzim penal në Gjykatën Themelore të Ferizajt ndaj kësaj komune.
Komuna ka dhënë pronën e tyre në shfrytëzim për 99 vjet, pa miratimin e tyre.
Ata thonë se zyrtarë të kësaj komune nuk i kanë përfillur kërkesat e tyre.
Ata besojnë se institucionet ligjore do t’iu japin të drejtë dhe të kenë një marrëveshje, pasi këto ndërtesa janë publiko-private, raporton KTV.
E nga Vetëvendosje në këtë qytet thonë se komuna ka shkelur ligjin për bashkëpronësi, kur e ka dhënë këtë pronë në shfrytëzim.
Më tej ai shton se edhe kriteret, të cilat janë caktuar për dhënien në shfrytëzim të kësaj parcele, janë në kundërshtim me planin urban të Ferizajt.
Ndërsa zyrtarë të komunës së Ferizajt nuk kanë qenë të gatshëm të japin një përgjigje rreth kësaj.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026