“Parku i lirisë” në Ferizaj pas investimeve të kryera pak javë më parë nga Qeverisja lokale për të rregulluara këndin e lojërave, ndriçimin dhe infrastrukturën përcjellëse po kompletohet edhe me nyjet e domosdoshme higjienike.
Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të tualeteve publike në hapësirën e këtij parku, projekt që po zhvillohet nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt.
Me këtë investim, Komuna thotë se përfundohet cikli i investimeve bazike infrastrukturore, duke shtuar se edhe rruga që çon në këtë aset natyror me vlerë të jashtëzakonshme për ferizajasit, shumë shpejt do të përfundohet, çka përfundimisht, krijohet një hapësirë e përshtatshme, lehtë e qasshme dhe rekreative për frekuentuesit e kësaj zone.
Madje, qeverisja lokale thotë se ka plan të veçantë investive masash që do të ndërmerren për maksimizimin e shfrytëzimit të kësaj hapësire, që do ta kthej këtë zonë, në një nga zonat më të bukura e funksionale në gjithë territorin e Ferizajt e më gjerë.
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...