Me ndërrimin e motmoteve nuk po ndryshon edhe gjendja e tyre. Në këto dhoma, që kanë humbë kushtet elementare për jetesë, të rrezikuar nga pa-pastërtia, këta shtatë fëmijë po e kalojnë ditën e fundit të vitit. Nuk e kanë idenë e festës. Sikur të kishin një nënë e cila di t’i afrojë, përkëdhelë dhe di të iu flasë si një nënë, ata do të mundnin t’i gëzoheshin festës, me aq pak sa kanë, me aq sa dikush iu ndihmon. Në vend të atmosferës festive, ata dëgjojnë britma. Të afërmit e kësaj familje lusin shtetin që të krijojë mundësinë e rehabilitimit për nënën e fëmijëve, derisa këtyre të fundit t’u sigurojnë përkujdesje, të patën disa vjet.
Diku në thellësinë e lagjes “Kodra e Trimave”, është e humbur familja Rama. Të zhytur në skamje, 7 fëmijëve të kësaj familje çdo ditë e më shumë po u rrezikohet e ardhmja.
Kryefamiljari mundohet të punojë çka të mundet në rrugë, derisa nëna ka probleme serioze mendore.
Ajo nuk i lë fëmijët as të mirëmbajnë shtëpinë, e shpesh herë as të pranojnë ndihmë që iu ofrohet nga të tjerët. Pamja në këtë shtëpi ngjanë me atë të korridoreve të tualeteve në disa reparte të QKUK-së, të prishura e të ndotura.
Të afërmit e kësaj familje tregojnë se vajzat kanë vullnet të pastrojnë e të kujdesen për shtëpi, por pengohen nga nëna e tyre.Dje, në ditën e fundit të vitit, Besim Brahimi, i afërt me familjen Rama, vizitoi fëmijët dhe u dërgoi disa ndihma.
Ai nuk u prit mirë nga nëna e tyre. Duket se ajo përsëri pësoi krizë, dhe dëboi nga shtëpia ata që s hkuan t’i ndihmojnë.
“Kjo grua nuk është mirë me mend, me nerva, fëmija janë shumë mirë. Baba i tyre punon me kolicë, në pazar dhe çka i ndihmojnë…..I kisha ba apel ndonjë spitali a diçka, me marrë në përkujdesje këtë grua dhe këta fëmijë mi marrë dikush, sepse kështu në këtë frymë po rriten fëmija dhe si të rriten në këtë frymë është shumë keq. Me mujt me i marrë dikush në përkujdesje, tre-katër vjet derisa të adaptohen, sepse vajza e madhe i ka 14 vjet, derisa të mësohet ne një jetë tjetër”, thotë ai.
Brahimi tregon se fëmija më i madh-vajza është 14 vjeçare, dhe më i vogli është tre vjeç. Ai thotë se mundohet të kujdeset vazhdimisht për këta fëmijë. Tregon se janë shumë të dhënë pas shkollës dhe vler? ?sohen maksimalisht nga mësuesit e tyre.
Brahimi thotë se fëmijët janë edhe në rrezik nga gjendja mendore e nënës së tyre.
Këtu ai flet për të ardhmen e afërt kur dita-ditës fëmijët po rriten dhe mund të nisin të insistojnë për një jetë normale, e që këtu mund të nisë konflikti me nënën.
Familja Rama jeton vetëm nga puna që mund të bëjë kryefamiljari dhe ndonjë ndihmë, ndonjëherë, nga njerëzit qëllim-mirë. Ata nuk janë të përfshirë në skemën e asistencës sociale.
5 vajzat dhe dy djemtë e kësaj familje do të vendosnin edhe pemën e Vitit të Ri dhe ndriçime tjera në shtëpi, për të festuar, por gjendja në të cilën po jetojnë u pamundëson pothuajse çdo gjë që i bënë të barabartë me fëmijët e tjerë.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...