“Fëmijët janë prioriteti më i rëndësishëm i agjendës qeverisëse, andaj ne po punojmë për sigurimin e një mjedisi me edukim të mirëfilltë, mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës, pa dallim”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan, e cila në këtë takim shoqërohej edhe nga Brandão Có, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, zëvendës shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Agron Gashi, zyrtar i lartë i UNICEF-it.
Duke folur për përkushtimin dhe punën e qeverisë në realizimin e të drejtave të fëmijëve, planeve strategjike për shëndetin e nënave dhe fëmijëve dhe programin e vaksinimit, në bashkëpunim edhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë, kryeministri Haradinaj, theksoi se edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen tonë, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e social në përgjithësi.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi UNICEF-in, për përkrahjen e vazhdueshme në adresimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, përmes strategjive për të drejtat e fëmijëve, angazhimin në programet edukuese dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për një edukim sa më cilësor, përforcimin e programeve të kujdesit shëndetësor primarë dhe programeve për rininë.
Drejtoresha regjionale e UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Koordinatore Speciale për Refugjatët dhe Migrantët në Evropë, Afshan Khan, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punën e UNICEF-it në edukim dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre.
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...