Në kuadër të fushatës #KryeqytetiPaMakina, grupet e udhëhequra nga fëmijët, me mbështetjen e Save the Children Kosova dhe Komunës së Prishtinës, kanë vendosur shenja rrugore të cilat pëmbajnë fakte shqetësuese për ajrin e ndotur janë tani në disa nga rrugët më të ngarkuara të qytetit.
Sipas njoftimit, faktet e paraqitura në shenja përfshijnë:
1 minutë i makinës së ndezur mbush 150 tullumbace me gazra të dëmshëm, çdo vit, 9,000 vdekje të parakohshme shkaktohen nga ndotja e ajrit në Kosovë, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe përdorimi i transportit publik mund të ulë ndotjen e ajrit deri në 40%, Prishtina renditet ndër qytetet me ajër më të ndotur në Evropë, Ajri i ndotur pengon rritjen dhe funksionimin e mushkërive të fëmijëve, Trafiku i rënduar është një ndër burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Si pjesë e kësaj fushate, gjatë muajit nëntor në Sheshin Skënderbeu është vendosur edhe një instalacion i titulluar “1000 arsye për të ecur”, ku qytetarët kanë ndarë arsyet pse preferojnë të ecin.
“Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ndikimin negativ të makinave në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e komunitetit, veçanërisht të fëmijëve, si dhe të inkurajojë ndryshime të vogla, por të rëndësishme, në stilin e jetesës. Poashtu fushata thërret vendimmarresit në nivel lokal dhe qendror të përmirësojnë infrastrukturën dhe transportin publik në mënyrë që t’i nxitin qytetarët për konsideruar forma alternative të transportit.”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se #KryeqytetiPaMakina është pjesë e fushatës globale Generation Hope, e cila fuqizon fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen zëri i ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet e tyre.
“Fëmijët e përfshirë në këtë fushatë janë trajnuar në përdorimin e modelit të “Shift”, një metodologji që u mundëson atyre të realizojnë fushata inovative për çështje të rëndësishme për ta dhe qytetarët e Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...