Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryesuesi i i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, pa asnjë konsultë ka hequr nga rendi i ditës në mënyrë të njëanshme, këto dy pika, duke bërë shkelje ligjore si dhe duke mos qenë bashkëpunues në vizionin për transformimin e Prishtinës.
Rama ka thënë se në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, në mbledhjen e radhës të Komisionit për Politikë dhe Financa do t’i propozoj këto pika që të hyjnë në rend të ditës për seancën e datës 24 maj 2024, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me datën 24 maj 2024 kemi thirrur seancën e Kuvendit të Kryeqytetit për të shqyrtuar pika të rëndesishme për interesin e qytetarëve të Prishtinës.
Në mesin e pikave të propozuara nga ekzekutivi i Prishtinës janë edhe Plani Rregullues i Lagjes Kalabria si dhe Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës.
Për çudi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Fehmi Kupina, pa asnjë konsultë me mua ashtu siç e përcakton legjislacioni në fuqi, i ka hequr nga rendi i ditës në mënyrë të njëanshme, këto dy pika, duke bërë shkelje ligjore si dhe duke mos qenë bashkëpunues në vizionin tonë për transformimin e Prishtinës.
Për njoftimin tuaj, në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, në mbledhjen e radhës të Komisionit për Politikë dhe Financa do t’i propozoj këto pika që të hyjnë në rend të ditës për seancën e datës 24 maj 2024.
Askush nuk mund ta ndal zhvillimin dhe transformimin e Prishtinës tonë!
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin