Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka urdhëruar Shoqatën e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë “Llapi” dhe “Krapi” që të realizojnë bartjen e rreth 3,000 kilogramëve peshq nga lumenjtë që aktualisht janë të shterur për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky vendim është marrë pas diskutimeve në Bordin e Federatës, me qëllim të shpëtimit dhe ruajtjes së faunës ujore, si pasojë e kushteve ekstreme të thatësisë.
“Peshqit do të barten dhe sistemohen në mënyrë të kontrolluar në dy liqenet rezervë: Liqeni i Badovcit dhe Liqeni i Batllavës, në përputhje me standardet ekologjike dhe udhëzimet e përcaktuara nga Federata.”
“Ky aksion realizohet me urdhër të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës,” thuhet në njoftim
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...