Fondi për të Drejtën Humanitare Kosove (FDHK) shprehë keqardhje për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashke Markaj në Korenicë.
“Ky gurë ishte vendosur në vitin 2004, si një formë memorializimi për ngjarjen tragjike të vetëflijimit të nënës Pashke, e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj të cilët ishin zhdukur më 27 prill 1999 dhe trupat e tyre ishin gjetur në varrezat masive në Batajnicë”, thuhet në reagim.
Memorializimi, si një mjet për pasurimin e kujtesës kolektive të shoqërisë, luan një rol të rëndësishëm në ballafaqimin me të kaluarën, përmes përkujtimit të ngjarjeve të së kaluarës dhe duke kujtuar e nderuar viktimat.
“Gjithashtu, memorializimi kontribuon në edukimin, ndërgjegjësimin dhe reflektimin e shoqërisë lidhur me ngjarjet e së kaluarës. FDHK fton institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës që të formojnë një komision professional për trajtimin dhe vlerësimin e të gjitha memorialeve në Kosovë, përfshirë ato të ngritura nga nisma dhe në hapësira private. Memorialet e vlerësuara nga ky komision si të rëndësishme në përkujtimin e së kaluarës, me theks te veçantë në përkujtimin e dinjitetshëm të viktimave, duhet të merren nën përkujdesjen e institucioneve përkatëse shtetërore, përkatësisht nën menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar