Gazetari i FAZ, Michael Martens, shkruan se nuk ishte e rastësishme që Wolfang Ischinger, si shef i konferencës, menjëherë pas paraqitjes së kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë, ftoi në skenë presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
“Fillimisht u përgjigj Vuçiq, i cili mori shumë më shumë kohë për të folur se Thaçi dhe të cilit Ischinger i dha fjalën e hapjes dhe të përmbyllëse. Vuçiq përmendi se Serbia dhe Kosova janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve. Serbia ka përmbushur gjithçka që kërkohet nga marrëveshja, dhe Kosova – asnjë nga këto”, shkruan gazeta gjermane.
Tutje, thuhet se Thaçi u përgjigj se marrëveshjet si ajo për formimin e asociacionit serb mund të implementohen vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Ai (Thaçi) nuk ka përmendur se krijimi i këtij komuniteti në formën që dëshiron Beogradi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm. Në vend të kësaj, Thaçi kujtoi se përse pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës është shumë më i vështirë se një marrëveshje midis Athinës dhe Shkupit. Greqia dhe Maqedonia kurrë nuk luftuan njëri-tjetrin, ndërsa në Kosovë në 1998 dhe 1999, 13.000 njerëz humbën jetën në luftime të përgjakshme “, shkruan FAZ.
Teksti i FAZ-it përfundon se Kosova u bë e pavarur në vitin 2008 dhe sipas kësaj, Thaçi dhe Vuçiq kanë kohë deri në vitin 2036, dhe se ata “shpejt ” do të gjejnë zgjidhje si Shkupi dhe Athina.
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...