Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Junik do të garojë me Fatos Shalën.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
“PDK në Junikun e traditës do të kandidoj me Fatos Shalën, i cili do të bëj ndryshimin në këtë komunë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Fatosi di dhe mundet të zbatojë projekte të dobishme për qytetarët, me prioritet arsimin, shëndetësinë, punësimin e të rinjve me projekte ambicioze që në fokus kanë turizmin dhe idetë e reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kësaj komune”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin