Gazeta e njohur gjermane “Bild” ka marrë mendimet e 100 personaliteteve të shquara nga fusha të ndryshme të jetës publike në Gjermani, të cilët janë shprehur kundër urrejtjes së refugjatëve në Gjermani.
100 personalitetet e shquara gjermane japin mendimin e tyre në lidhje me fluksin e madh të refugjatëve në Gjermani, njofton albinfo.ch.
Të gjithë kanë kërkuar që refugjatët janë një vlerë më tepër dhe duhet t’iu jepet shansi për të siguruar një jetë më të mirë për ta dhe familjen e tyre.
Këtyre zërave iu është bashkuar edhe futbollistja e njohur shqiptare në Gjermani, Fatmire “Lira” Alushi.
“Personalisht edhe unë si fëmijë bashkë me familjen për shkak të luftës në Kosovë jemi shpërngulur për në Gjermani. Isha vërtet ende e re, por ende e mbaj mend frikën që kisha. Ju lutem, jepuni mundësi edhe shumë refugjatëve. Ata janë një vlerë”, ka thënë Fatmire Alushi, 27-vjeçarja e cila vite më parë ishte shpallur kampione e botës me përfaqësuesen e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Siç dihet, Fatmira Bajramaj, e cila në Gjermani njihet me emrin “Lira”, është e martuar me futbollistin Enis Alushi, ndërsa shumë shpejt ajo pret të sjellë në jetë edhe fëmijën e parë.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...