Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar komunitetin mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islamë ua uroj Festën e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e Limajt.
“Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të mbretërojnë paqja, mirëqenia e harmonia”, ka shkruar ai në Facebook.
“Festën e Fitër Bajramit ua uroj veçanërisht atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë dhe uroj t’u jetë pranuar. Urime festa e Fitër Bajramit!”, përrfundon urimi i Limajt.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026