Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se si, përgjatë ditës së sotme, iu është kumtuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, se nuk janë të interesuar për bashkëpunim për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Limaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se në ditën e martë, e cila ka qenë afati i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për njoftimin e koalicioneve, e ka mësuar nga Hoxhaj se PDK nuk ka interes të bashkëpunojë me partinë e tij.
“Sot e kemi mbyllë mundësinë me z. Hoxhaj për koalicion. Z. Hoxhaj sot ma ka interpretuar qëndrimin e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë vullnet dhe janë të interesuar të shkojnë vetë në zgjedhje dhe, shihemi pas zgjedhjeve, në bashkëpunime tjera politike”, ka deklaruar Limaj./Arbresh,info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...