Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në, tha të mërkurën se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës.
Limaj para takimit që po mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë me krerët e partive në koalicionin PAN tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen.
Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet.
Ndryshe, krerët e partive politike të koalicionit PAN janë duke e mbajtur një takim, për të diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare