Limaj ka thënë se një koalicion i sinqertë e me zemër PDK- NISMA i fiton zgjedhjet në Kosovë.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse do të kemi një koalicion NISMA-PDK, koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta i fiton zgjedhjet.
Limaj ka përsëritur se një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit tonë kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të këtij vendi ku po rrezikohen këto vlera, koalicioni NISMA-PDK i fiton zgjedhjet.
Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se “NISMA Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi”.
“Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj Limaj.
Gjithashtu ai ka thënë se, qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektivë të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare.
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...