Një 32 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me një makinë që bluan misër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth 18:45 në fshatin Bajqincë të Komunës së Podujevës, ku pas marrjes së informatës për një person të lënduar, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Kapiteni në stacionin policor të Podujevës, Bekim Bislmi, ka konfirmuar për KosovaPress-in se njësia policore i është përgjigjur thirrjes bashkë me ekipet mjekësore, ku rreth orës 19:00 këto të fundit kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Sipas dëshmitarëve viktima kishte pësuar lëndime nga një makinë e cila bluan misër. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij rreth orës 19:00”, tha Bislimi.
Bislmi ka treguar se bëhet fjalë për një 32 vjeçar me inicialet M.RR./
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...