Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian, Parlement europeen, @PEStrasbourg, në Twitter, ka vlerësuar lart bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden- Würtemberg.
Në rrjetin social Twitter, në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.
Lladrovci në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.”/arbresh.info/


Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:
Danke an den Bürgermeister aus Drenas @RamizLladrovci, der uns heute mit seinem Grußwort besonders geehrt hat! https://t.co/MyH0rB0b3E pic.twitter.com/gvGJUca1L0
— Parlement européen (@PEStrasbourg) November 26, 2020
Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!
Lajm i mirë dhe vlerësim nga Strasburgu, nga Parlamenti Evropian, për kontributin e nxënësve tanë, për pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Drenasit me nxënësit e Baden-Würtembergut.
Kjo e arritur e nxënësve tanë, në faqen e Parlamentit Evropian, me rrjetin social twitter, shprehet falënderim për bashkëpunimin e komunës dhe fjalë modeste imja me këtë rast, me partnerët tanë.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj bashkëpunimin me shkollat e Baden-Würtemberg, për të sjell përvojat më të mira të arsimit, të arriturat si dhe njohjen me nivelin e nxënësve tanë, krahas moshatarëve të vet në Gjermani.
Jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.
Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës