Është mbajtur ceremonia varrimit të pesë anëtarëve të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm teksa po vinin për pushime nga Zvicra në Kosovë.
Avdyl Kabashi, familjar i të vdekurve në aksident falënderoi të gjithë që gjeten kohë që të vijnë në ceremoninë e varrimin të pesë viktimave.
Ai tha se familjarët e tij kaluan mijëra kilometra për të ardhë në Kosovë pa e ditur se çfarë mund të ju ndodhte.
“Të nderuar pjesëmarrës. Ju jemi mirënjohës për pjesëmarrjen e juaj. Dy ditë më parë na ndodhi kjo fatkeqësi. Këta kaluan mijëra kilometra për të ardhë në Kosovë pa e ditë se çfarë do t’i ndodhte”, u shpreh Kabashi, përcjell arbresh.info.
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se kjo ditë është një ditë e rëndë dhe se familja ka nevojë që t’i qëndrojnë afër.
Ai poashtu ka bërë një lutje që bashkatdhetarët të kenë kujdes rrugës në mënyrë që mos të vijë deri tek aksidenti.
“Kjo ditë është e rëndë. Familja ka nevojë t’ i jemi afër. Kam edhe një lutje për diasporën që të jenë të kujdesshëm e mos të na ndodhin ma kësi raste”, ka thënë ai./arbresh.info

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit