Të paraburgosurit nga Kosova dhe Maqedonia të cilët po mbahen në burgun e Shutkës, që nga arrestimi i tyre prej datës 9 maj e deri më tani, ndaj tyre është duke u ushtruar dhunë nga autoritet maqedonase.
Familjar të se burgosurve kanë thënë se gjendja e të arrestuarve në burgun e Shtukës është e keqe.
Madje disa prej tyre janë maltretuar për arsyet më banale, për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.
“Familjarët tanë janë maltretuar në mënyrën ma brutale të mundshme. Bile ata janë rrahur vetëm se nuk kanë ditur maqedonisht”, kanë thënë familjarët e dy nga të arrestuarve në konfliktin e Kumanovës.
Jozyrtarisht mësohet se shumica e të arrestuarve kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.
Një burim brenda burgut thotë për mediat në Maqedoni se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.
Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësja e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre.
Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torturuar nga policia maqedonedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.
Është paralajmëruar një vizitë në këtë burg së shpejti nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë