Katër anëtarë të familjes Mziu nga fshati Medvec i Lipjanit jetojnë në këtë shtëpi të mbështjellur me najlon. Ata janë nga komuniteti ashkali.
Ka afro 30 vjet që është ndërtuar, ajo është gati të shembet. Qamili, si kryefamiljar, thotë se jetesa këtu është shumë e vështirë.
“Unë jetoj ne kushte shume te kqija, nuk kam kerkah të ardhura. Kjo shpi u maru qe 30 vjet, e marr një pension te grus prej 85 euro. Me kanë premtu qysh në vitin 2012 se kane me ma ndertu shpinë, por se çka u ba hiq se di, edhe komuna edhe ministria”, thotë Qamili.
Ai po ashtu ka shtuar se “Është shumë veshtire me jetu ktu, ftoftë, tavani veq qe ska ra. Une punoj kapak privat edhe e mbaj familjen. Ma kanë dhanë ni kultivator per me punu, por spo muj me fitu shumë, veq sa per mi mbajt familjen.”
Qamili ka edhe telashe tjera. Gruan dhe djalin i ka të sëmurë. Ai punon privat, por tash në stinën e dimrit thotë se s’ka punë.
“Shumë ftofte bahet. Gruja smut, djali smut, spo kemi kushte… Tash skemi kah me marr se dimer… ska as pune”, ka shtuar ai.
Kur hyn në këtë dhomë, e sheh se në mes të saj është e vendosur një shtyllë druri për ta mbajtur tavanin i cili në çdo qast pritet të shembet.
Vendosëm ta realizojmë intervistën pikërisht në këtë dhomë, për ta përjetuar nga afër frikën me të cilën ata përballën çdo dkitë. Paramendojeni të flini në këtë dhomë. A do ta bëni gjumin e qetë.
Peripetitë që i tregon zonja e kësaj shtëpie janë të rënda.
Kërkesa e tyre më e madhe është ta kenë një shtëpi, dhe të largohen nga frika e nga të ftohtit.
Shpresojmë që herën tjetër kur t’i vizitojmë, t’ua kumtojmë lajmin që e presim më së shumti – ndërtimin e shtëpisë.
Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar mund të paraqiten në numrin e telefonit; 045/876-883.
Kurse ata që duan të ndihmojnë përmes llogarisë bankare:
ProCredit Bank: IBAN: XK051117009407000174
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Adresa: RKS – Kosovo: Prishtinë: 10000
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbrohen në h...
Mbappe i rekomandon Real Madridit transferimin e një tjetër ...
Ambasadori palestinez: Netanyahu kriminel lufte, Izraeli nuk...
20 Shkurti: Dita që shënoi rënien e diktaturës komuniste në ...
37 vite nga greva e minatorëve të Trepçës, Kurti: Akti rezis...
Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale për...