Aksioni i nisur për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Taunita Hoxhës, e aksidentuar të shtunën në Prishtinë ka shkuar me sukses.
Menjëherë pas kësaj, dërgimin e 22 vjeçares në Turqi për trajtim mjekësor e ka marrë përsipër Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Vendimin e institucionit më të lartë fetar islam në Kosovë, e ka mirëpritur familja e të aksidentuarës, duke e ndjerë të nevojshme të sqaroj se secila para e pranuar do të shfrytëzohet në trajtimin që duhet ta ketë familjarja e tyre pas këtij intervenimi, kur dihet se kemi të bëjmë me ndërhyrje serioze mjekësore, duke shtuar se pjesa e mbetur e kësaj shume do të dedikohet për raste tjera të ngjashme.
Familja e Taunitës ka theksuar për Telegrafin se ata pavarësisht dhimbjes dhe tronditjes me ndodhinë e familjares së tyre, do të angazhohen që çdo gjë të jetë transparente.
“Një sqarim për opinionin dhe të gjithë dashamirët, është se ndihma e BIK-ut ka ardhur pas mbylljes se aksionit për mbledhjen e shumës së kërkuar. Të gjitha paratë që janë dedikuar për rastin do të vendosen në një xhirollogari” ka theksuar bashkëshorti i së resë nga Prishtina, Laurenti.
Ai ka falënderuar të gjitha ata që kontribuuan materialisht për shërimin e Taunitës.
Në anën tjetër BIK ka sqaruar se ata marrin përsipër trajtimin mjekësor të vajzës së aksidentuar, dhe kjo për shkak të një memorandumi që e ka BIK-u me institucionin më të lartë fetar islam në Turqi (Dijanetin turk).
Ndryshe, të shtunën në lagjen Kolovica në Prishtinë është goditur nga një kamionetë Taunita Hoxha, 22 vjeçarja nga Prishtina, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me ç’rast humbi fëmijën e saj, duke pësuar lëndim të rënda trupore.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja