Familja e të ndjerit Astrit Dehari nesër do të njoftojë se Instituti i Bashkimit Evropian, do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djali të tyre.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokai i kësaj familje Tomë Gashi. Sipas tij, gjatë ditës së nesërme do të mbahet konferencë për vazhdimësinë e hetimeve për rastin e vdekjës së aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Bashkarisht me znj. Xhemile dhe z. Avni Dehari në konferencë do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje – Astrit Dehari.
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20.12.2016 ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve’, bën të ditur Gashi.
Konferenca për media do të mbahet nesër në orën 12.00 në zyrën e Gashit në Prishtinë.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës