Tomë Gashi, avokati i cili përfaqëson familjen Dehari, ka njoftuar përmes rrjetit sociale “Facebook”, se ka dorëzuar një kallëzim penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha.
I njëjti ka bërë me dije se familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi pa hakmarrje, duke treguar se ky kallëzim penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari.
“Familja e Astrit DEHARIT kërkon drejtësi pa hakmarrje!
Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – SYLË HOXHA.
Kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI.
Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehen vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite.
#DrejtësipërAstritin”. ka shkruar Gashi në Facebook.
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...