Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj ku pritet të rivarroset, 30-vjeçarja e vrarë javën e kaluar në Prishtinë. Qindra qytetarë kanë shkuar të hënën që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.
Ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.
Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj të lindjes. Familjarët kanë bërë të ditur se rivarrimi do të bëhet nga ora 14:00.
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
I dyshuari kryesor, Naim Murseli, ka organizuar vrasjen e gruas së tij duke paguar 30 mijë euro për kryerjen e këtij akti makabër.
Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor./eo
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...