Qeveria e Kosovës në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 137-të.
Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, ku përfshihet edhe falja për vitin tatimor 2023.
Ministri i Financave, Herkuran Murati ka dhënë detaje për faljen e ngarkesës tatimore.
Murati ka thënë se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.
“Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si: lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati.
“Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore”, ka shkruar Murati në “Facebook”./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja