Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), njëherësh i dërguar special për sigurinë në rrugë i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jean Todt, i cili po viziton Kosovën.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se kryeministri Mustafa së bashku me Jean Todt kanë vizituar veturat e garave automobilistike kosovare të ekspozuara në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kryeministri Mustafa, në takim me Todtin tha se përmes miqve, Kosova po arrin që të jetë prezente në të gjitha sportet botërore.
“Biseduam veçmas për sigurinë në rrugë, sepse është edhe përfaqësues i sekretarit të Kombeve të Bashkuara dhe është zë shumë i rëndësishëm i sigurisë në rrugë. U zotuam se ne do të marrim të gjitha masat në mënyrë që të siguromë fëmijët, udhëtarët, sepse ata gjithmonë janë të rrezikuar gjatë daljes në rrugë që nga edukimi, nga infrastruktura dhe nga mjetet tjera ndihmëse”, thuhet në komunikatë.
Më tej, kryeministri Mustafa e ka falënderuar Todtin, për përkrahjen që ka dhënë në anëtarësimin e Kosovës në FIA.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës në avancimin e sportit, duke përfshirë edhe automobilizmin.
Ai shprehu përkrahjen e tij të mëtejshme për automobilizmin kosovar, si dhe përmendi masat vetëdijësuese që po ndërmerren për sigurinë në trafikun rrugor.
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg p...
Ambasadori Malaj viziton Spitalin e Prizrenit dhe ndan mirën...
Policia arreston një shtetas të Malit të Zi për vjedhjen e d...
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të orga...
Natë e zjarrtë evropiane – 18 përballja sonte në Ligën...
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...