Parada e 17 shkurtit 2014 nuk do të mbetet e fundit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryeministri, Hashim Thaçi, një vit më parë.
Edhe ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën pa ushtri, madje sipas parashikimeve, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të bëhet shpejt, të paktën jo pa thënë Lista “Srpska”.
Dështimi në krijimin e ushtrisë së Kosovës bie mbi institucionet e Kosovës, respektivisht mbi deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk arritën që t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese, duke shtyrë për kohë të pacaktuar formimin e ushtrisë kosovare. E rrjedhimisht Kosova ka shtatë vjet që nuk ka ushtri të veten, por e ka vetëm FSK-në, një strukturë ushtarako-civile e dalë nga Pakoja e Ahtisarit.
Ish-ministri i FKS-së, Agim Çeku, konsideron se me çështjen e FAK-ut duhet të merret seriozisht Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa. Çeku në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se një pjesë të fajit për dështim e kanë edhe faktori ndërkombëtar.
“Mendimi është që në radhë të parë Pakoja e Ahtsitari e ka kufizuar para 5 vjetëve. Gjithë këto vite rezervat për transformimin e FKS-së e kanë pasur edhe faktori ndërkombëtar, pasi që nuk ka ndihmuar me këtë ide, por që më pas këto janë tejkaluar”, ka thënë ai. /Zëri/
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...