Parlamenti Evropian do të votojë sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i hiqen vizat.
Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.
Kjo e fundit në një postim në llogarinë e saj në Facebook shpreson se PE do të votojë në favor të heqjes së vizave të kosovarëve.
“Parlamenti Evropian pritet që të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perendimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit, transmeton Klan Kosova.
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës