Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i cili ka nisur të enjten, do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Këtë kryediplomatja sllovene e ka thënë në ditën e parë të takimit në Bruksel, në fokus të të cilit do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe rritja e investimeve të vendeve anëtare për mbrojtje. Tek u është adresuar gazetarëve në hyrie për në takim, Fajon ka theksuar se i përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.
“Unë do të përqendrohem në Ballkanin Perëndimor, i cili është në fqinjësi të afërt me Slloveninë. Po i përcjellim ngjarjet në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, ka thënë Fajon të enjten.
Në këtë takim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk është temë specifike porse mund të ngrihet si çështje nga aleatët.
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...
Ambasada e Italisë uron Haxhiun e Kurtin: Mezi presim të vaz...
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë