Njohësi i rrethanave politike, Fadil Kajtazi, ka thënë se gjendja në terren nuk është e njëjtë me atë që është duke u prezantuar nëpër sondazhe ku Lëvizja Vetëvendosje merr shumicën e votave.
Në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, ai ka theksuar se në Anamoravë struktura e Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se është goxha e mobilizuar.
“Ditët e fundit jam më tepër në teren dhe gjendja nuk është ashtu siç po prezantohet nëpër sondazhe – është pak më ndryshe”.
“Ajo që është me rëndësi është se Partia Demokratike e Kosovës e ka një kurs politik që i konvenon Kosovës, është parti që synon integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kjo është e rëndësishme; PDK është parti që e njeh shtetin e Kosovës”.
“Dallimi është se në teren ka disproporcion bukur të madh me atë që sondazhet e paraqesin Lëvizjen Vetëvendosje si partinë e parë në garën zgjedhore”.
“Nga Anamorava ka një entuziazëm të madh për LDK-në. Struktura e saj është më e mobilizuar sesa partitë e tjera”.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër