Pasi exit pollet në sondazhet e tyre deklaruan e Nisma Socialdemokrate nuk e kaloi pragun, ka ardhur edhe reagimi i parë i kësaj partie.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Nisma ka deklaruar se exit pollet zakonisht tregojnë̈ trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë̈ rast nuk tregojnë̈ rezultatin në kutitë̈ e votimit, shkruan arbresh.info.
Sipas Nisma’s, saktësia e exit polleve nuk vlen për pratitë e vogla.
“Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë̈ e vogla! Prandaj, ftojmë̈ të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë̈ punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë̈ trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë̈ rast nuk tregojnë̈ rezultatin në kutitë̈ e votimit!
Saktësia e exit polleve nuk vlen sidomos për partitë̈ e vogla!
Prandaj, ftojmë̈ të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit e NISMA-së që të bëjnë̈ punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!
Sipas raportimeve nga degët dhe zyrtarët e NISMA në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.
NISMA Socialdemokrate!
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...