Gazetari i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, është shpërblyer me çmimin e parë për gazetari hulumtuese, çmim ky i financuar nga Komisioni Evropian.
Kajtazi është shpërblyer për temën “Dyshime të forta për korrupsion brenda misionit EULEX”, temë kjo e cila ka ngritur reagime të mëdha në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast Kajtazi tha se ende vazhdon të besojë në BE dhe se ndihet i nderuar për këtë çmim.
Edhe pse në agjendë ka qenë e paraparë që të merrte pjesë edhe shefi i zyrës së BE në Kosovë, Samuel Zhbogar, ky i fundit ka anuluar pjesëmarrjen në momentin e fundit.
Ndërkaq, me vendin e dytë u shpërblyen Jeta Xharra dhe ekipi i Kallxo.com, kurse me vendin e tretë gazetarët e “Zërit” Lavdim Hamidi dhe Alban Selimi
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...