Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj priti të martën në një takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë.
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin