Deputet austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit, Thomas Waitz për të cilin mediat raportuan se është potencialisht raportuesi i ri i PE-së për Kosovën, ka thënë se ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë punë të rëndësishme.
Waitz poashtu thotë se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në rajonin e Serbisë/Kosovës në veçanti”, tha eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.
Mediat ditëve të fundit raportuar se deputeti i PE-së Waitz mund të jetë raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Për gjithë dekadën e fundit, postin e raportuesit për Kosovën në PE e kanë zënë të Gjelbrit. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 këtë post e ka mbajtur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, ndërsa para saj austriakja Ulrike Lunacek.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...