Për të paktën edhe dy vjet misioni evropian për sundim të ligjit do të vazhdojë punën në Kosovë.
Kjo pasi që institucionet vendore përfshi edhe presidentin, janë pajtuar me zyrtarët e bashkimit evropian për një gjë të tillë, pasi që është vlerësuar se institucionet e drejtësisë dhe sigurisë kosovare ende kanë nevojë për asistencë, njofton Klan Kosova.
Për këtë çështje është vendosur të premten edhe në Qeveri.
Udhëheqësi i këtij procesi ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, tregoi për ujdinë e arritur.
Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa, tha se do të vazhdojnë përkrahjen për institucionet e drejtësisë vendore, veç se i lumtur u shfaq edhe për atë çka tha ministri.
Pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it, janë deklaruar edhe dy kryetarët e partive opozitar Ramush Haradinaj e Fatmira Limaj.
Ani pse këtë e kanë quajtur të keqe të domosdoshme, pasi që sistemi vendor i drejtësisë sipas tyre ka dështuar.
E qëndrim krejt të kundërt kanë në subjektin më të madh opozitar në vend.
Tani për këtë çështje duhet të hartohet një projektligj i cili pos aprovimit në Qeveri, duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës.
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...