Sot është Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës.
EULEX-i në Kosovë ka shkruar se Nelson Mandela e ndryshoi shekullin e 20-të dhe ndihmoi në formësimin e shekullit të 21-të me besimin e tij të thellë në barazinë dhe dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore, pavarësisht gjinisë, kombësisë, racës apo statusit.
“Për herë të parë Dita e Mandelës e OKB-së u mbajt më 18 korrik 2010. Angazhimi i tij për drejtësi, të drejta të njeriut dhe liritë themelore ndikojnë në jetën e përditshme të personave të burgosur, ndërsa shërbimet e burgjeve në mbarë globin inkurajohen që t’u përmbahen Rregullave Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve, të njohura si “Rregullat Nelson Mandela” për ta nderuar trashëgiminë e tij”, thuhet në njoftim.
Tutje, thotë se “në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i në Kosovë punon çdo ditë për ta promovuar zbatimin e Rregullave Nelson Mandela nga autoritetet e Kosovës”.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...