Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, në Serbi.
Barbano përmes një postimi në X theksoi se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit, teksa ka bërë thirrje që të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit.
“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Barbano./Arbresh.info
#EULEX Kosovo is concerned about the ongoing detention of the Deputy General Director of Kosovo Police, Mr. Dejan JANKOVIC in Serbia. We call on all those who are involved to adhere to the rule of law principles throughout the process.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) April 18, 2024
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...