Presidenca ka njoftuar se dje, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, i është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë.
Në njoftim thuhet se në letrën e saj, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka theksuar se ky mandat pa fuqi ekzekutive mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies.
“Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani i ka kërkuar Kallasit që të gjitha aktivitetet e EULEX-t të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim