Më 17 maj, Misioni EULEX do ta ngrejë flamurin Ylber në objektin e ish-Farmedit, duke e shënuar kështu Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.
“Në këtë ditë ne e kremtojmë diversitetin dhe e shprehim përkrahje për angazhimet e personave lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë në mbarë botën për t’i gëzuar liritë e tyre pa paragjykim apo frikë”, tha Gabriele Meucci, shef i Misionit EULEX.
Të drejtat për “LHBT” (“LGBT”) janë pjesë e kritereve politike të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij. Duke qenë pjesë e vlerave thelbësore të BE-së për tolerancën, kundër diskriminimit dhe barazinë, të drejtat e “LHBT” janë pjesë e kornizës ligjore të BE-së për parandalimin e diskriminimit, thuhet në komunikatë.
“Prandaj, EULEX-i do ta ngrejë flamurin Ylber më 17 maj për t’i demonstruar vlerat thelbësore të trajtimit të barabartë, tolerancës dhe respektimit të diversitetit, dhe sundimit të ligjit për secilin, në veçanti për pakicat si dhe atyre personave që janë të rrezikuar nga diskriminimi apo trajtimi i pabarabartë në bazë të orientimit seksual të tyre”, thuhet më tej në komunikatë.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...