Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, ka mbajtur stërvitje të përbashkët me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të KFOR-it.
Trajnimi i quajtur “Shpata e Artë” u mbajt dje dhe sot, në kampin Novosellë.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, EULEX-i u shpreh optimist për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm, që synim ka forcimin e gatishmërisë.
Trajnimi u fokusua në kontrollimin e turmave dhe trazirave, për të mbështetur sa më mirë sigurinë e Kosovës.
Ky është deklarimi i plotë i EULEX-it:
Njësia Policore e Specializuar dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë të EULEX-it përfunduan stërvitjen e përbashkët dy-ditore “Shpata e Artë 2025” me Forcën e NATO-s në Kosovë – KFOR dhe me Policinë e Kosovës, në përputhje me mekanizmin tre-nivelësh të reaguesve të sigurisë në Kosovë, ku EULEX është reaguesi i dytë i sigurisë.
Ne u trajnuam për ta forcuar gatishmërinë dhe koordinimin për zbatimin e procedurave të përbashkëta për kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbështetur sa më mirë sigurinë e Kosovës për sigurinë e të gjitha komuniteteve.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...