Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.
Në njoftimin për media thuhet se ministri Reinsalu premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.
“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik”, tha ministrja Haradinaj Stublla.
“Z.Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...