Ambasadorja e Estonisë, jorezidente për Kosovën, Eve-Külli Kala ka thënë se temat e rëndësishme për vendin, duhet debatuar në frymë demokratike dhe përmes dialogut brenda institucioneve të vendit. Ajo u prit në takim sot nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe situatën aktuale politike në vend, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Ambasadorja ka shprehur mbështetjen e vendit të saj, për proceset integruese të Kosovës, përfshirë këtu liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm Selimi dhe ambasadorja Kala, e cila në takim u shoqërua nga këshilltari, Ott Laido, po ashtu diskutuan për bashkëpunimin bilateral si dhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Diplomatja estoneze nënvizoi se çdo temë e rëndësishme për vendin duhet debatuar në frymë demokratike, përmes dialogut brenda institucioneve të vendit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Selimi, ka njoftuar ambasadoren për arritjet që ka shënuar Kosovën, në kushtet për liberalizim të vizave.
“Ndërkaq, Ministri i Jashtëm Selimi konfirmoi se Kosova ka plotësuar kushtet e kërkuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Ai gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kala me progresin e K osovës në proceset e tjera të tilla si interaksioni i shtuar me strukturat atlantike dhe me Këshillin e Evropës, si dhe për përmbushjen e kushteve teknike për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë”, thuhet tutje në njoftim.
Ambasadorja ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e MSA-së dhe ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për Kosovën, derisa Selimi ka theksuar dëshirën për të forcuar mardhëniet e mira me shtetin e Estonisë.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid