Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca në të cilën pritet të votohet edhe projektligji për pagat dhe ndarjen buxhetore.
Kjo seancë është cilësuar si e vonuar dhe vonesa e saj ka dëmtuar shtetin e Kosovës.
Kështu vlerëson Artan Murtai nga KDI, i cili në një lidhje direkt për portalin arbresh.nfo duke thënë se mungesa e votave për kalimin e këtyre ligjeve ka treguar mungesës së fuqisë politike të koalicionit qeverisës.
“Është një seancë e vonuar, kemi hyrë në muajin shkurt pa e pas buxhetin. Koalicioni është në mungesë të numrave dhe është përballur me kushtëzimet dhe kërkesat e partive tjera”
“Është vështirë të ketë një ligj që do ti kënaqë të gjithë shërbyesit publik. Sa here ka pasur fushata zgjedhore grupet kanë qenë target”.
“Edhe vet qeveria ka dhënë disa shembuj të këqij duke rritur pagat për vete kështu kjo mund të qoj deri në bllokim të administratës sepse ka masa sindikale”.
“Këtu kemi parë një neglizhencë sa i përket buxhetit të Kosovës. Kjo tregon se sa pak ka fuqi politike edhe koalicioni qeverisës brenda kuvendit. Vonesat janë shkaktuar për shkak të pamundësisë”
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2579203005455576/?__xts__[0]=68.ARAUY0QM09B4nuPR_aPA2b2-esK5GKJ7447qInkk0ffsw-X3HC2J1xN4CRPAu7vMifXtvRnDiyvG6n1QYuKp4V4KR3ZuiSsZB1XPr4dmbYCVqr8kycy5QtcQEPdUBMI-pcR9Y7SdquSK4Fin5i2C1YrDbgUXbXQzPHYBrXK7sRbhzqbje0Jxm3LskL2KE77Y-HwENIZ6clJJ3LJgpQpyCmkuMMHrAp6FLVYDgECj1RxoHwP1d3PtHtOcpSnvV6hWJGl6Y4wn9MvpRmG9Ht8aYR_JR_SwwIlUGfuiof9cA_izS4i_XDNw2qzSf7So1iJKAOMddKBcztv22u-IEzg5KHEmy4WX3Q2zB_s&__tn__=-R
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët