Google ADS

A është Albin Kurti “Baba” i Vetëvendosjes?

12:42 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Albin Kurti ka mbajtur konferencën e parë si kryetari i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga mbledhja që kemi pasur me kryesinë dhe grupin parlamentar unë isha me shpresa për të zgjidhur mospajtimet. Besoj që për këtë gjë do të duhej që ata që janë më të thirrur se unë të flasin edhe një herë, raporton arbresh.info

Kurti mes tjerash ka thënë se kishte shpresa që do të kishte edhe kandidatë të tjerë që do t’i viheshin atij përballë për postin e kryetarit.

“Kam pasur shumë shpresë që në këto zgjedhje të kemi edhe kandidatura tjera”.

Kryetari i sapo zgjedhur u është adresuar edhe fjalëve të fundit ku ai quhej “BABA” i Vetëvendosjes.

“Nuk ka pasur asnjëherë në asnjë rast që dikush të më thërret babë ose komandant. Ka pasur të atillë që më kanë thirrë kryetar edhe pse s’isha, por kurrë Babë ose komandant. S’jemi në luftë, jemi në paqe”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1668597736538645/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme