Një ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nesër (e premte) i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi do të vijë në Prishtinë për tu takuar me liderët e shtetit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ku tha se takimi mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të SHBA-së, Escobar do të mbahet të premten.
“Kryeministri Kurti nesër do të ketë takim me të dërguarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar, deklaroi Kryeziu për arbresh.info.
Escobar do të jetë në Prishtinë, pas vizitës në Beograd në përpjekje që takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet plani i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve të jetë i suksesshëm.
Ndryshe, pas takimit të Escobarit me presidentin serb, ky i fundit tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”. /arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...