Turqia dhe përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje politike në Siri, kanë çuar në disa zhvillime premtuese, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Duke iu drejtuar zyrtarëve lokalë në kompleksin presidencial në Anakara, Erdogan ka theksuar se ‘dëshiron që ky process të përfundojë me sukses’, transmeton arbresh.info.
“Do të dëshirojë që ky proces të përfundojë me sukeses dhe që vuajtja e vëllezërve tanë sirianë të marrë fund”, ka thënë Erdogan.
Erdogan gjithashtu ka theksuar se operacioni i Turqisë për të marrë nën kontroll qytetin verior sirian al-Bab nga Shteti Islamik është duke u rishqyrtuar, por nuk ka dhënë detaje tjera.
“Ne jemi të vendosur të pastrojmë të gjitha rajonet ku janë të vendosur militantët terroristë”, theksoi ai./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...