Organizitat terroriste nuk do të kenë sukses në qëllimet e tyre, tha presidenti turk Recep Tajip Erdogan.
“Nuk ka asnjë mënyrë që ata të mos e kenë provuar deri më sot, por nuk ia kanë dalur. Ata janë munduar t’i vënë njerëzit tanë kundër njëri-tjetrit”, ka thënë Erdogan gjatë një ceremonie të hapjes së linjës së re të metros në Ankara, transmeton arbresh.info.
“Ata nuk do të jenë në gjendje të na vendosin kundër njëri-tjetrit. Ata nuk do të mund të shkatërrojnë unitetin tonë”, shtoi ai.
“Ata që dëshirojnë të provokojnë shoqërinë tonë, po dështojnë”, theksoi Erdogan.
Që në fillim të vitit 2017, Turqia është goditur nga një valë e re e sulmeve terroriste. Sulmi i parë ka ndodhur natën e Vitit të Ri në Stamboll, ku mbetën të vrarë 39 persona.
Në ditën e sotme, një tjetër sulm terrorist është kryer në Izmir, qytet në Turqinë perëndimore, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona, një polic dhe një punonjëse e gjykatës./Arbresh.info
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore