Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, është takuar me babain sirian, i cili humbi dy fëmijët e tij binjakë, gruan e tij dhe të afërm të tjerë gjatë sulmit kimik nga ana e regjimit të Assadit.
Gjatë sulmit kimik mbetën të vdekur rreth 80 persona, përfshirë edhe fëmijë, transmeton portali arbresh.info.
Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij për babain, fotografia e të cilit tronditi botën.

“Shpresa e vetme për sirianët jeni ju”, ka thënë Al-Jusuf duke iu drejtuar Erdoganit.
“Fëmijet e mi ishin aq të bukur, aq të mirë, por nuk janë ata fëmijët e parë që humbën jetë në Siri”, ka shtuar ai.
Sulmi kimik në Siri është dënuar ashpër nga liderët botërorë./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...